Bytyqi dyshon sërish tek Çmimet e Panairit Tirana 2014
Prishtinë, 14 nëntor - Shkrimtari Sali Bytyqi drejtoi një sërë kritikash ndaj Panairit të 17-të të Librit \"Tirana 2014\",që u hap dje në kryeqytetin shqiptar.
Atyre që i shpërndan çmimet ku nuk i kursej duke i quajtur të paturp. Bytyqi ka shkruajtur se vitin e kaluar tëpaturpshmit e Tiranës ia dhanë Çmimin e Panairit të 16-të të Librit \"Tirana 2013\" një libri të arnuar dhe pa asnjë vlerë shkencore me gjithsej 37 faqe tekst! \"Paturshmëria do vazhdoi edhe këtë vitë ku tëpaturpshmit do ta kurorëzojnë Paturpshmërinë e tyre, e cila u kthye në Rit të Paturpshmërisë\" ka shkruar Bytyqi./Infodirekt.tv/
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë:
Kujt do t\'ia japin Çmimin e Panairit të 17-të të Librit \"Tirana 2014\" TëPaturpshmit e Tiranës?!
Dje u hap në Tiranë Panairi i 17-të i Librit \"Tirana 2014\". Nga mjetet e informimit, nga shtypi dhe rrjetet sociale kuptoj se në këtë panair ka libra me vlerë, për të cilat meriton të vizitohet, po edhe ndonjëri nga këta libra, gjithnjë sipas mundësive, të blihet.
Gjersa ka libra me vlerë, jam kureshtar të di cili nga këta libra do ta marrë Çmimin e Panairit.
Vitin e kaluar, TëPaturpshmit e Tiranës ia dhanë Çmimin e Panairit të 16-të të Librit \"Tirana 2013\" një libri të arnuar dhe pa asnjë vlerë shkencore, me gjithsej 37 faqe tekst!
Po këtë vit, këta TëPaturpshëm, kujt do t\'ia japin Çmimin e panairit të Librit?! Cilin TëPaturpshëm e kanë zgjedhur këtë vit t\'ia ndajnë këtë çmim? IPaturpshmi do të jetë nga Prishtina, Tirana apo Tetova?
Sigurisht që një TëPaturpshëm do ta gjejnë, të tillë çfarë janë edhe vetë TëPaturpshëm, sepse ka kohë që këta kanë treguar se janë brez i liruar nga çfarëdo Etike, gjë që i lehtëson në jetën e përditshme, i bën me krahë!
Është ky brezi i intelektualëve që i pasjen brezit të inteligjencies komuniste; brezi i anarkisë, brez që i takoi fati të formësohej në kohën e rrënimit të çdo cilësie njerëzore! Në mesin e këtij brezi ka edhe ndonjë talent, po edhe ndonjë kukull; brez që nuk i intereson asnjë argument, as edhe një fakt, përveç interesave të ngushta klanore!
Si përfundim, e marr me mend që sa të jetë ky Brez i TëPaturpshmëve, Paturpshmëria do të vazhdojë. Sigurisht që për Çmimin Panairi të 17-të të Librit \"Tirana 2014\" do ta gjejnë (e kanë gjetur tani më kur shkruaj unë!) ndonjë Të Paturpshëm dhe kështu do ta kurorëzojnë Paturpshmërinë e tyre, e cila u kthye në Rit të Paturpshmërisë!