10 Janar 2025

"Burrneshat" shkëlqeu në Berlinale

Berlin, 13 shkurt - Filmi "Burrneshat" me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri u dha premierë botërore dje me datë 12 shkurt në Berlinale Palast e cila ishte e stërmbushur nga shikuesit.

Ky film debutues është në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 15 shkurt. Kjo është hera e parë që një film në koproduksion me Kosovën është në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjoz Berlinale.

Në këtë film luan aktorja e njohur italiane për disa çmime Alba Rohrwacher bashkë me Flonja Kodheli, Lars Eidinger, Luan Jaha, Ilire Çelaj, Bruno Shllaku etj. Të gjithë këta kaluan nëpër tepihun e kuq të këtij festivali. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë gjë që u tregua edhe nga duartrokitjet pafund të shikuesve.

\"Burrneshat\" është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një \"virgjëreshë e betuar\".

Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)