"Burrneshat" hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale
Berlin, 19 janar - Burrneshat me regji të regjisores italiane LauraBispuri dhe skenar të Laura Bispuri dhe Francesca Manieri do të jepetpremierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit me datën 12shkurt 2015.
Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë në festivalin e madh Berlinale, i cili do të mbahet prej 5 -15 shkurt 2015 në Berlin.
Burrneshat është filmi i parë i mbështetur nga QKK që hyn në konkurrencë zyrtare në Berlinale, ndërsa pritet që në tepihun e kuq të këtij festivali këtë vit të parakalojnë edhe aktorët kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj, pjesë e këtij filmi.
Filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones Hana dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.
Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një \"virgjëreshë e betuar\".
Por diçka lёviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumё tё ngushta tani.
Marku vendos të bёjё udhёtimin qё e kishte shtyrё pёr njё kohё tё gjatё. Ajo lë tokën e saj dhe mbёrrin në Itali, ku fillon një udhëtim tё ri dhe delikat, kalimit të kufirit mes dy botëve tё largёta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore.
Dalёngadalë Mark zbulon trupin e saj përsëri.
Ajo përjeton njё marramendje tёrheqёse teksa prek njё trup tjetёr, njё njeri të dashur qё jeta ia kishte mohuar mё parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe tё ndaluar.
Mark rizbulon Hanёn, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.
Nё rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrwacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё, dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.
Në rolet tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez Jashtë Mureve, në Amsterdam Express si dhe në rolin kryesor në filmin Bota pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Gjaku i Arbrit etj.
Ky film ka në kastë edhe aktorët e famshëm kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Filmi Burrneshat është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian).