Burgoset supermodelja pakistaneze Ayyan Aliun
Islamabad, 6 prill - Për dy javët e fundit burgu Adiala në Ravalpindi ka pritur një të burgosur femër, supermodelen 23-vjeçare pakistaneze Ayyan Aliun.
Që prej burgosjes së saj, media është vënë në kërkim të informacioneve, nëse vajza e re po jeton në burg në kushte veçanërisht të favorshme apo jo.
Më 14 mars Ayyan Ali u arrestua në aeroportin Islamabad, nën akuzën e pastrimit të parave. Rreth 500 000 dollarë u gjetën në valixhen e saj, duke tejkaluar kufirin ligjor të parave Cash që mund të nxirren jashtë vendit, që është 10 000 dollarë.
Zonjusha Ali i mohon akuzat e ngritura ndaj saj dhe thotë se paratë janë fituar në mënyrë legjitime nga të ardhurat e shitjes të pronës dhe se ajo ishte në dijeni të rregullave doganore.
Prokurorët thonë se nëse modelja dënohet për kontrabandë parash nga Pakistani, ajo mund të detyrohet të paguajë një gjobë të rëndë dhe të përballet me një afat burgimi 14-vjeçar.
Aplikimi i saj për lirimin me kusht në fund të muajit mars, nuk u mor parasysh, kështu që ajo do të ende kohë në burgun Adiala.