Bullock-Reynolds, lidhja e re e Hollivudit
Hollywood, 11 janar - Aktorja e madhe hollivudiane, Sandra Bullock, mund të ketë nisur një lidhje dashurie me Ryan Reynolds, i sapo divorcuar prej aktores tjetër të madhe, Scarlett Johansson.
Në lajmin e publikuar në shtypin rozë, duket se dyshja kaloi vitin e ri duke u ngushëlluar pas divorcit të secilit, Raynolds gjatë dhjetorit, ndërsa Bullock në fundin e 2009-s.
Ata janë miq prej vitesh, por mësohet se kanë kaluar vitin e ri së bashku dhe janë parë në veprime që nuk janë të zakonshme për dy miq të mirë. Sipas së përjasvshmes US Weekly, midis 46-vjeçarit dhe aktores 12 vjet më të re se ai ka shpërthyer një lidhje e fortë pasionale.