Bullock firmos zyrtarisht divorcin
SHBA, 30 qershor - Sandra Bullock tani është një grua e lirë. Zyrtarisht është firmosur divorci i saj me Jesse James, ish-bashkëshorti tradhtar që e vuri atë në qendër të thashethemeve pak muaj më parë.
Lajmin e bëri të ditur faqja tmz, që shton se firmosja e dokumentave është bërë pak ditë më parë.
Bullock, e cila mori cmimin e parë Oscar, si aktorja më e mirë, nuk u gëzua shumë, pasi skandali përfshiu martesën e saj për shkak të tradhëtive dhe origjive që kishte kryer Jesse i saj i dashur.
Sandra do të ketë të drejtë të kërkojë tani edhe kujdestarinë për fëmijën e adoptuar të ciftit Louis Bardo Bullock.