01 Janar 2025

Bullgaria refuzon pjesëmarrjen në Eurovizion 2014 shkaku i financave

Sofje, 25 nëntor - Bullgaria nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision 2014”, i cili do të mbahet në Kopenhagën.

Nga Televizioni Kombëtar Bullgar njoftuan se, Bullgaria refuzon pjesëmarrjen e saj për shkaqe financiare. 9 vite radhazi media dërgonte përfaqësues bullgarë në festival.

Vitin e kaluar taksa e pjesëmarrjes u rrit me 100% në krahasim me vitin 2005, kur Bullgaria u përfaqësua për herë të parë në festivalin prestigjioz.

Suksesi më i madh për Bullgarinë ishte gjatë 2007-ës kur dueti Elitca & Stoyan zënë pozitën e 5-të në finalen në Helsinki me këngën “Water”.

Në edicionin e sivjetshëm të “Eurovision”-it nuk do të marrin pjesë Çekia, Sllovakia, Qiproja, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe disa vende të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)