Bruce Willis: Dua që vajzat e mia të shmangin dramat në jetë
Hollywood, 23 maj - Duket se Bruce Willis nuk do që vajzat e tij të ndjekin hapat e nënës së tyre, Demi Moore.
Aktori i famshëm u shpreh në një intervistë se shpreson që ato ti shmangen dramave.
Demi Moore u nda nga bashkëshorti i saj Ashton Kutcher pasi ky i fundit e tradhëtoi dhe pas kësaj pati shumë probleme duke hyrë edhe në rehabilitim.
57-vjeçari u shpreh për revistën Esquire: Dua që vajzat e mia të shmangin dramat në jetë. Unë kam mësuar që të dëgjoj atë çfarë kanë për të thënë dhe të mbaj gojën mbyllur. Duke dëgjuar mëson më shumë dhe i ndihmon më shumë fëmijët.
Protagonisti i Die Hard më tej shprehet i lumtur me jetën e tij: Jam i kënaqur dhe i rrethuar me njerëzit e afërt. Unë gëzohem me pak në përgjithësi. Miqtë dhe vajzat vijnë e më vizitojnë sa herë që kanë mundësi dhe unë përgatis diçka për të ngrënë. Kjo është jeta ime dhe jam i lumtur me këtë që kam.
Bruce Willis është bërë baba për herë të katërt i një tjetër vajze. Më 1 prill të këtij viti bashkëshortja e tij Emma Hemming lindi vajzën me emrin Mable.