Bruce Springsteen shpallet Njeriu i Vitit
New York, 11 shkurt - Këngëtari Bruce Springsteen u shpall Njeriu i Vitit nga Musicares, një organizatë që ndihmon muzikantët në nevojë.
Ky çmim zakonisht i jepet muzikantëve të shquar si përsa i përket karrierës së tyre artistike, edhe të njohur për veprimtari bamirësie.
Ceremonia e mbrëmshme, në Los Anxhelos, mbahet në kuadrin e Çmimeve Grammy ceremonia e të cilave zhvillohet nesër, më 10 shkurt dhe ajo u drejtua nga komediani i njohur John Steward.
Për të nderuar 63-vjeçarin Bruce Springsteen intrepretuan këngëtarët Sting, Neil Young, Jackson Browne, Kenny Chesney, Faith Hill, Elton John, Tim McGraw dhe Patti Smith.
Vitin e kaluar çmimin Njeriut i Vitit nga Musicares e mori Paul McCartney. Me këtë çmim janë nderuar më parë Tony Bennet, Barbara Stersnad, Billy Joel dhe Paul Simon.