Britny Spears do të tërhiqet nga muzika
Los Angelos, 5 mars - Këngëtarja e muzikës pop, Britny Spears ka njoftuar fansat e saj se po planifikon që të tërhiqet nga skena muzikore dhe t`iu përkushtohet fëmijëve të saj.
Princesha skandaloze ka thënë se e gjithë jeta po i kalon para publikut dhe se është lodhur nga kjo, prandaj planifikon që të përkujdeset për dy djemtë e saj Schon Preston dhe Gaiden Geims.
Edhe pse një kohë ishte plotësisht e papërmbajtshme në sjellje, Britny duket sikur është qetësuar dhe se shëtitjet deri në orët e vona të natës i ka zëvendësuar me gatim dhe kujdesin për fëmijët.