Britney Spears rikthehet në qendër të një skandali mediatik
Los Angelos, 7 mars - Britney Spears rikthehet në qendër të një skandali mediatik, pasi një revistë amerikane zbuloi se ajo ka paguar një ish-truprojë për të tërhequr një padi për ngacmim seksual nga gjykata.
Një muaj pasi një tjetër truprojë përshkroi se si këngëtarja organizonte orgji me pjestarët e saj të stafit gjatë koncerteve të ndryshme, revista Star zbuloi se si 30-vjeçarja pengoi një skandal të ri për tu bërë publik.
Ndërsa detajet e marrëveshjes mbeten konfindeciale, ish-i ngarkuari për sigurinë e Britney, Fernando Flores, zbuloi detaje të zënkave të dhunshme të këngëtares me të dashurin e saj, Jason Trawick.
Sipas Flores, babai konservator i Britney e ndalonte vajzën e tij që të takohej rregullisht me Jason dhe se ai i kërkonte vazhdimisht që të most a linte të hynte në shtëpi.
Truproja dëshmoi për Star se në vizitat e rralla që Trawick i kryente Britney, shpesh dëgjoheshin zënka që degjeneronin deri në ofendime të ulta, me Spears që i kërkonte të largohej menjëherë nga shtëpia e saj.