Britney Spears pjesë e sfidës së akullit
Las Vegas, 20 gusht - Jo çdo herë gjërat shkojn ashtu siç janë planifikuar. Kjo i ndodhi edhe këngëtares së njohur Britney Spears. Ajo është ylli i fundit që morri pjesë në sfidën e shportës me akull dhe reagimi i saj në momentin kur mbi të u hodh shporta me ujë të ngrirë ishte i pakrahasueshëm.
Këngëtarja ishte nominuar që të marrë pjesë në këtë sfidë nga motra e saj më e re Jamie Lynn Spears përmes Instagramit.
Përkundër faktit që në këtë sfidë kanë marrë pjesë shumë fytyra të njohura ajo e Britney Spears dukej pak më shumë befasuese se sa e tjerëve në momentin kur ajo u lag e tëra.