Britney Spears me të dashur të ri
Las Vegas, 7 nëntor - Të rejat e Britney Spears nuk kanë të ndalur. Pas festimit të Britney Day ajo shfaqet shumë e lumtur gjatë një interviste të dhënë për Jersey Shore's Pauly D, ku ajo flet për jetën e saj private.
"Po është dikush vërtetë i veçantë. Është krejtësisht person i ri" tha ajo.
Burime të E! Online thonë se ai është djaloshi më i ëmbël me të cilin ajo është takuar deri më tani dhe ata po kënaqen duke u njohur me njëri tjetrin. Ata janë shumë të lumtur bashkë dhe po argëtohen pa fund. Por akoma është fillimi dhe ende është shumë herët të dihet se a do të del diçka serioze nga e gjithë kjo.