Britney Spears me defekte në fotot e "papërpunuara"
Në fotot publicitare të kompanisë Candie's dicka nuk shkonte në trupin e Britney Spears, por tashmë gjithcka është bërë më e qartë nga vetë këngëtarja.
Këngëtarja është parë duke pozuar me bikini ngjyrë rozë për shtëpinë amerikane të modës, Candies, ku janë parë edhe defektet në dy prej këtyre fotografive.
Spears pranon se ka ndërhyrë në trupin e saj me anë të programit Photoshop. Ajo ka lejuar që fotot origjinale të publikohen dhe në to duhet qartë se ku qendron ndryshimi.
Duke nisur që nga fundshpina që në fotot publicitare është ribërë e gjitha pasi pjesa natyrale është pothuajse dyfish. Pulpat janë mbledhur, madje edhe krahu. Por këngëtarja nuk e fsheh këtë, madje është krenare për vendimin e marrë.
Fotografitë e shfaqin Britneyn me celulite në vithet e saja, me disa defekte në lëkurë, e që natyrisht nuk u mbuluan nga mjeshtrit e fotografisë, siç është bërë më parë.
Këto publikime vijnë pak kohë pasi revista amerikane e Marie Claire ka publikuar një foto të Jessica Simpson të papërpunuar nga mjeshtrit e fotografisë.