Britney Spears i kthehet normalitetit pas lëndimit
Malibu, 5 maj - Britney Spears nuk po e lë kënaqësinë e të rreziturit në diell për shkak të lëndimeve në nyje të këmbës.
Brenda më pak se një jave kur u rrëzua nga skena dhe lëndoi nyjen e këmbës derisa ishte në një koncert në Las Vegas, gjë që e detyroi atë ti anuloj dy shfaqje, Spears iu kthye aksionit.
Të hënën ajo kishte dalë me familje dhe të dashurin e saj në plazhën e Malibus.
Burime të ET-së njoftojn se Britney është e lumtur që më fund arriti ta realizoj këngën e saj të përbashkët me Iggy Azalea "Pretty Girls," për të cilën pret se do të bëhet hit i verës.