Britney Spears e lumtur me jetën e saj
Los Anxhelos, 15 korrik - Ylli 32 vjeçar Britney Spears dukej fantastike pasi që kishte kaluar një ditë shumë të mirë në Los Anxhelos me të dashurin e saj David Lucado.
Ditëve të fundit ajo kishte bërë shumë ushtrime prandaj dëshironte ti tregonte rezultatet.
Britney tani është në mesin e një kontrate 30 milion dollarësh ku ajo udhëheq një shfaqje në Las Vegas.
Thuhet se ajo po mendon ta zgjasë këtë kontratë edhe me 30 shfaqje tjera deri në Kërshëndellat e vitit 2016. Kjo kontratë do ti sjellë asaj edhe 12 milion dollarë tjera.