Britney Spears 30 vjeçare me miliona disqe të shitura
New York, 3 dhjetor - Më 2 dhjetor, këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears mbush plot 30 vjeç.
Po, po 30 vjec dhe miliona disqe të shitura, dhe dhjetra skandale që mbushën faqet e revistave rozë për vite me radhë.
E lindur në 2 dhjetor të vitit 1981 në Misisipi, Britney që në fëmijëri u përshtat me botën televizive dhe spektaklin duke marrë pjesë në një sërë programesh për fëmijë në televizionet vendase.
Me kalimin e viteve do të rritej pasioni i saj për këngën, për të ardhur tek boom-i në vitet 1998-2000 me nxjerrjen e dy albumeve, Baby One More Time dhe Ooops!...I did it again.
Albumet pushtojnë majat e klasifikimeve muzikore në SHBA, Europë e mbarë botën. Këngëtarja shet miliona disqe duke bërë që disa ta shikonin si yllin në ngjitje që do të zëvendësonte Madonna-n.
Por, dicka shkoi gabim. Britney shpejt u përfshi në skandale të njëpasnjëshme. Martesa e pavetëdijshme më 3 janar të 2004-s me mikun e saj të fëmijërisë, Jason Allen Alexander në Las Vegas, martesë që do të shkurorëzohej vetëm 55 orë më vonë, do të ishte pikënisja e skandaleve të Britney-t, skandale që do të rrënonin karrierën e saj.
Alkooli, koka e qethur zero, veshjet skandaloze e fotot intime, do të ishin skandalet radhës që pasuan jetën e këngëtares, për të ardhur në vitin 2009 tek përpjekjet për të rilindur, duke hequr dorë nga shoqëria e keqe.
Pavarësisht gjithë këtyre, ajo mbetet një nga këngetaret që do të mbahet mend gjatë për thyerjen e rregullave në muzikë, dhe jo vetëm