Britney në rrugë pa të brendshme
New York, 2 shkurt - Këngëtarja, që pa një ringjallje në vitin 2012, u nda miqësisht nga Jason Trawick, ish-menaxher, njëkohësisht edhe i dashuri i fundit i saj.
Ndarja e ka çliruar Britney-n, e cila u pa me transparente se kurrë duke bërë shoping në një supermarket. 31-vjeçarja kishte zgjedhur një këmishë plazhi ngjyrë të kaltër transparente që linte pak për imagjinatën
Në fakt këngëtarja ka kërkuar një periudhë qetësie, larg angazhimeve në jetën personale dhe afër angazhimeve në atë profesionale.
Dhe në frymën e kësaj, pak pasi u fotografua transparente në supermarket ajo iu drejtua studios për xhirimin e këngës së re dhe nëpërmjet profilit në rrjetin social Facebook, premtoi se do të ishte një hit surprizë për të gjithë fansat e saj.
Do të jetë apo jo një hit kënga e re? Këtë smund ta dimë, por ajo që dimë është se nëse vazhdon të vishet në këtë mënyrë, statusi single i Britney vështirë të zgjasë për shumë kohë.