Britney dëshiron të lidhet sërish me Ghalib
SHBA, 25 qershor - Britney Spears i ka bërë telefonata të fshehta ish-të dashurit të saj Adnan Ghalib, i cili konsiderohet si fajtori kryesor për 'çrregullimet mendore' që pati këngëtarja në vitin 2008.
Usmagazine.com njofton se këngëtarja e hitit "Womanizer", e cila ishte e lidhur me fotografin britanik për tre muaj, e ka marrë në telefon 37-vjeçarin, duke qenë se nuk është e lumtur me jetën e saj aktuale.
Këngëtarja 28-vjeçare aktualisht është duke jetuar nën mbikëqyrjen e babait të saj Jamie dhe avokatit Andrew Wallet, të cilët kanë kontroll të plotë mbi të.
Mirëpo një burim ka thënë se Britney është e fiksuar pas Ghalib dhe dëshiron që sërish të lidhet me të.