Bridge Film Fest me strukturë të re organizative
Mitrovicë, 15 shkurt - Permes një komunikate për media organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit Bridge Film Fest kanë berë të ditur që në këtë edicion festivali është fuqizuar me një strukturë të re organizative.
Adriana Morina, Drejtor Ekzekutiv i OJQ Color Art ka thënë së themeluesit e OJQ-së Color Art, që janë projektues dhe patron të njërit nga projektet më domethënëse për Mitrovicën, Bridge Film Fest , pas dy edicioneve të suksesëshme, kanë vendosur që në edicionin e rradhës të sjellin një strukturë të re, një frymë të re, që do ti shërbejë konceptit fillestarë të këtij projekti e që ka qenë dhe mbetet krijimi i urave mes njerëzve.
Anetarët e OJQ-së Color Art dhe anëtarët e bordit të festivalit Bridge Film Fest, kanë vendosur që në një mandat dy vjeçar festivalin ta drejtojnë: Besarta Pasoma, Drejtor i Festivalit, Adriana Morina, Drejtor Artistik, dhe Zoran Ristic, Kryetar i Bordit të Festivalit,
Përmes kësaj komunikate gjithashtu është theksuar që OJQ Color Art në konsultime edhe me anëtarët e Bordit të Festivalit Bridge Film Fest ka vendosur ta shkarkojë znjsh. Nerimane Ferizi nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të festivalit dhe nga pozita e anëtarit të OJQ Color Art. Një vendim i tillë është marrë pasi që është konstatuar se znjsh. Nerimane Ferizi ka keqpërdorur besimin e OJQ-së Color Art dhe ekipit të Festivalit Bridge Film Fest.