22 Dhjetor 2024

Brazili nis përgatitjet për botërorin e futbollit 2014

Rio De Zhenerio, 20 maj - Brazili do të duhet të investojë në infrastrukturë 16 miliardë dollarë për kampionatin botëror të futbollit në vitin 2014.

Ministri brazilian për Sportet, Orlando Silva tha të mërkurën se janë planifikuar 53 projekte në transportin publik në qytete, për disa janë nënshkruar ndërkohë kontratat.

Në prill Silva kishte vënë nën trysni disa nga qytetet që do të jenë mikpritëse të kampionatit.

Ato do të hiqeshin nga lista, nëse nuk do të fillonin me renovimin e stadiumet të futbollit, kishte thënë ministri Silva.

Organizata Botërore e Fubtollit ka miratuar 12 qytete në Brazil si qytete mikpritëse të kampionatit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)