Boy George i zhgënjen adhuruesit
Nju Jork, 28 tetor - Në fillim të këtij muaji këngëtari i njohur i grupit Culture Club, Boy George, i zhgënjeu adhuruesit e tij pasi që u tërhoq nga performanca për të shkak të arsyeve personale.
Në një deklaratë për shtyp, të cilën e postoi faqja facebook e Cafe Mambos, Boy George tha: "Më vjen shumë keq që nuk mund të paraqitem në Cafe Mambo Ibiza ashtu siç kam planifikuar për të hapur Festivalin e Parë të qytetit të San Antonios në tetor.
"Mua më pëlqen të paraqitem atje pasi që gjithmonë jam pritur mire nga pronarët, klientët dhe njerëzit e mrekullueshëm të ishullit. Jam i sigurtë se shpejt do të kthehem dhe pres me padurim të ju shoh të gjithë juve. Shpresoj të jem këtu për edicionin e ardhshëm. Dashuri dhe Paqe."