Bon Jovi, 200 milion dollar fitim gjatë këtij viti
SHBA, 30 dhjetor - Këngëtari Bon Jovi është artisti me më shumë fitime gjatë vitit 2010, ndërsa turi i tij botëror i solli të ardhura totale prej 201,1 milion dollarësh.
Në statistikat e publikuara ditën e sotme nga revista muzikore Pollstar, mësohej se grupi australian i metalit, AC/DC, për të dytin vit radhazi renditen në vendin e dytë me 177 milion dollarë.
U2, grupi me më shumë përfitime në 2009-n u rendit në vendin e tretë, me 160 mln $ të arkëtuara nga shitja e biletave në turin e tyre botëror.
Lady Gaga e sheh veten në vendin e katërt, ndërsa Metallica e pesta. Këngëtarja e Poker Face grumbulloi 133 milion dollarë, por punoi më shumë se të gjithë të tjerët, duke dhënë një total prej 138 shfaqjesh. Bon Jovi realizoi 80 shfaqje, AC/DC 40 dhe U2 vetëm 32.