Bobby Brown sillet çuditshëm në koncertin në Atlantë
Atlantë, 6 korrik - Bobby Brown ka performuar në koncertin e 4 korrikut në Atlantë dhe një dëshmitar i ka thënë ET se koncerti ishte një rrëmujë e vërtetë.
Këngëtari problematik i kishte harruar tekstet e këngëve dhe ishte sjellë shumë çuditshëm.
Përkundër faktit që vajza e tij Bobbi Kristina tani është në prag të vdekjes ai nuk ia kishte përmendur asaj emrin asnjëherë gjatë koncertit.
Ngjashëm me gruan e tij tashmë të vdekur Whitney Houston, Brown ka pasur probleme me dorogën dhe alkoholin në të kaluarën.