Bob Dylan do të marrë medalje nga Obama
Washington, 28 prill - Pas Medaljes së Artit, për Bob Dylan mbërrin edhe ajo e Lirisë.
Muzikanti do të marrë nga vetë presidenti Barack Obama nderimin më të lartë civil amerikan.
Medalja në fjalë u jepet personazheve që me meritat e tyre i kanë kontribuar sigurisë ose interesave kombëtare, apo paqes në botë dhe përhapjes së kulturës.
Lajmin për këtë vlerësim e ka bërë të ditur vetë Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi për shtyp, të cituar nga mediat amerikane.