Blunt: Dita më e bukur e jetës sime kur NATO bombardoi Serbinë
Londër, 19 shkurt - Këngëtari i njohur britanik James Blunt një nga ditët më të bukura të jetës është kur NATO ka bombarduar Serbinë.
Këngëtari i mirënjohur britanik, me një fjalor mjaft të lëngshëm, përndryshe ish ushtar, bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë më 1999 i ka komentuar kështu: We, you know, having bombed the crap out of the Serbs... (E dini se ne kemi bombarduar plehrat-fëlliqësirat serbe) që është vetëm një pjesë e fjalisë së tij të cilën Blunt e ka thënë gjatë bisedës me Jeremy Clarkson.
Përndryshe Blunt ka bërë 6 vjet ushtri ndërsa në qarqet ushtarake është bërë i njohur kur në Kosovë është shtirë i shurdhër ndaj komandës për sulmet ndaj forcave ruse në aeroportin e Prishtinës. Këtë ai e ka komentuar disa herë se e ka parandaluar Luftën e Tretë Botërore.
Por deklarata e tij ka hasur në kritika të forta në Serbi, ku ai është quajtur këngëtar turpi, i cili këtë e ka theksuar në një episod të emisionit Top Gear.