Blerina Kllokoqi Rugova me dyqan edhe në Balkanspring
Prishtinë, 17 shtator - Kreatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova, e njohur si njëra ndër kreatoret më të kërkuara në tregun tonë, ka filluar shitjen e produkteve të saja në dyqanin online Balkanspring.com, dyqan ky që ofron mundësinë e blerjes së produkteve të prodhuara dhe dizajnuara në Kosovë, nga çdo vend i botës.
Përmes butikut online Balkanspring, kreatorja me famë botërore, Blerina Kllokoqi Rugova ekskluzivisht do të prezantojë linjën e fustaneve të punuara me teknikën e printimit, teknikë kjo e re në tregun e Kosovës dhe e punuar me mjaft kujdes dhe shije ku në fustanet e krijuara nga vet kreatorja janë paraqitur pamjet më të bukura të qytetit të Prishtinës në stinë të ndryshme. Këto fustane janë të përshtatshme për të gjitha rastet dhe për një muaj do të jenë në shitje me çmim special.
Zonja Kllokoqi Rugova kohëve të fundit ka arritur të depërtojë edhe në shou bizin ndërkombëtar.
Në vend, ajo është e njohur, veç tjerash, edhe si stilistja personale e Presidentes së Republiës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe për këtë është vlerësuar shumë mirë nga kritika ndërkombëtare.
Ajo njihet ndryshe edhe si nusja e familjes Rugova, familjes së Presidentit historik të Kosovës, z. Ibrahim Rugova.
Blerina është e specializuar për linjën e veshjeve të modës së lartë, ku ruajtja e feminilitetit në stil, përdorimi i kristaleve, rruazave dhe thurjeve janë pjesë e pandashme e koleksioneve.
Përmes Balkanspring.com, klientët nga anë e mbanë bota do të ketë mundësinë ti blejnë këto fustane dhe shumë produkte tjera të dizajnuara dhe punuara me shumë kujdes dhe dashuri, dhe ti kenë ato në shtëpitë e tyre kudo në botë.
Qëllimi i Balkanspring.com është të ju mundësojë prodhuesve të Kosovës plasimin e produkteve të tyre unikale në tregun ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja të zgjerimit të biznesit. Aty mund të blini nga kudo në botë, gjëra unike si: veshje moderne dhe tradicionale, këpucë, aksesorë, veshje për nuse, veshje për fmijë, suvenirë, revista dhe produkte të bukurisë.
Ky projekt është i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe implementuar nga kompania Athene.