Blac Chyna akoma e dashuruar në Tyga
Kaliforni, 23 prill - Ish e dashura e reperit të njohur Tyga Blac Chyna, me të cilën ai e ka një djalë, po bën çmos kohëve të fundit që ai ti kthehet asaj.
Blac akoma beson se ajo dhe Tyga janë të bërë për njëri tjetrin dhe e vetmja pengesë për këtë është Kylie, njofton një burim i afërt me Blac.
Ky burim poashtu tregon se ajo i ka shkruar shumë mesazhe Kylit sa që e ka detyruar atë që ta bllokoj dhe se tani mënyra e vetme për komunikim mes tyre është rrjeti social. Thjesht asaj i pëlqen ta trazoj Kylien në mënyrë që ajo të bëjë drama para Tyga me shpresë se kjo do ti ndaja ata.