Binjakët e Mariah Carey marrin dhuratë një Ferrari lodër
Paris, 12 maj - Binjakët e Mariah Carey-t po i zhvillojnë shumë shpejt shijet e jetës prej milionerësh.
Këngëtarja ka publikuar foto nga festa e parë e ditëlindjes se Moroccan dhe Monroe që u zhvillua në Paris në fund të prillit, ku kanë marrë shumë dhurata, mes të cilave edhe një Ferrari lodër.
Mes lodrave të tjera përmendim një shtëpi kukullash dhe një piano e bardhë në miniature për Monroe.
Mariah 42 vjec, dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon 31 vjec rinovuan sërish martesën e tyre, ndërsa udhëtuan nëpër qytetet më romantike të Europës.
Cifti së shpejti do të përfshihet në projekte biznesi dhe argëtimi, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për një produksion animacioni të përbashkët.