Big Sean nxjerr mësim nga lidhjet e tij
Nju Jork, 29 qershor - Reperi i njohur Big Sean vitet e fundit ka qenë i përfolur si një romantik i madh.
ET zhvilloi një intervistë me të gjatë mbrëmjes së BET Awards 2015 dhe temë bisede ishin lidhjet e tij të dashurisë.
,,Unë nuk i planifikoj lidhjet. Ato thjeshtë ndodhin dhe unë ndarjet nuk i quaj gabime por thjeshtë mësime", tha ai.
Lidhja e tij e fundit ishte ajo me këngëtaren Ariana Grande me të cilën filloi të takohet në në fund të vitit 2013 ndërsa ndarja e tyre u bë publike në prill të këtij viti.