Bienala e Venedikut, moment i veçantë për skenën kulturore
Prishtinë, 29 maj - Kosova ka hapur edhe zyrtarisht Pavijonin në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienalen e Venedikut.
Shumë artistë nga e mbarë bota kanë qenë prezent në ceremoninë e hapjes, e në të cilën ka marrë pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, si dhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj.
Ministri e ka quajtur një moment të veçantë hapjen e Pavijonit të Kosovës në këtë ekspozitë, e që në fakt përben pjesëmarrjen e parë të shtetit tonë në këtë eveniment, e të dytën në Bienalen e Venedikut, pas pjesëmarrjes në Bienalen e Arkitekturës, vitin e kaluar.
Kosova po prezantohet në këtë ngjarjet, më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë, me artistin e ri, Petrit Halilaj.
Pas pritjeve për shumë vite Kosova është këtu jo vetëm për të marrë pjesë po edhe për të lënë gjurmë, ka thënë Ministri Krasniqi, teksa ka vlerësuar punën e madhe që ka bërë i gjithë ekipi i Pavijonit të Kosovës.
Ska fjalë për ta përshkruar këtë moment të veçantë për artin tonë bashkëkohor, për gjithë skenën tonë kulturore."
"Një punë e mrekullueshme, një ekip shumë i mirë dhe jam shumë i lumtur që jemi kaq shumë bashkë këtu në pavijonin e parë por jo të fundit, ka thënë Ministri Krasniqi.
E komisoneri i pavijonit, drejtori i Galerisë Kombetare të Kosovës, Erzen Shkololli tha se është vërtetë një moment historik prezenca e Kosovës në Venedik.
I gjithë ekipi jonë ka bërë një punë shumë të madhe e artisti ka bërë një punë të mrekullueshme. Çdo gjë ka shkuar shumë mirë, ka thënë Shkololli."
"Kuratorja e pavijonit, Katherine Rhonberg tha se është bërë një punë e mirë, duke vlerësuar punën e artistit Halilaj.
Ajo tha se puna e tij në këtë ekspozitë është një shprehje e fëmijërisë së tij, por edhe e shumë nga gjenerata e tij, e perspektivës për të ardhmen. Rrëfimi i Halilajt, tha ajo, është një rrëfim i familjes së tij e i shumë miqve, dhe e ka quajtur atë një artit unik.
E vet artisti Petrit Halilaj ka thënë se ka punuar me shumë liri dhe shumë përkushtim për të nxjerrë një projekt shumë të mirë. Ai tha se shpreson se njerëzit do ta pëlqejnë punën që ka bërë.