Bibliotekat, institucione të kujtesës nacionale
Ministri Shala dhe drejtori Gajraku, me ministren Kumbaro dhe drejtoreshën Asllani, kanë biseduar për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e bibliotekave, fazë kjo që i paraprinë nënshkrimit të një marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Po ashtu, dy delegacionet kanë shtruar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme të kujtesës nacionale, në funksion të dinamizmit të kulturës mbarëkombëtare.
Ndërmjet delegacionit tonë dhe atij të Shqipërisë është biseduar për bashkëpunim në fusha të ndryshme, sidomos në trajnim dhe avancim të stafit bibliotekarë.
Po ashtu, është biseduar që kopjet e detyruara nga botuesit të dyja vende, tash e tutje, të ndahen në dy institucionet përkatëse, ato të Kosovës në Shqipëri, dhe anasjelltas.