Beyone, Jay Z dhe Solange janë pajtuar
Londër, 16 maj - Beyonce, Jay Z dhe Solange kanë lëshuar një komunikatë për media të enjten ku adresuan videon e famshme në ashensor.
,,Si pasojë e shfaqjes publike të një xhirimi të datës 5 maj ka pasë shumë spekulime rreth asaj që e nxiti këtë incident. Por më e rëndësishmja është që familja jonë e ka përballuar mirë këtë" - thanë atë në deklaratën e tyre.
,,Jay dhe Solange secili prej tyre e marrin përsipër pjesën e fajit. Ata të dy janë të vetëdijshëm se çështja e tyre ka qenë personale por është bërë publike. Ata të dy i kanë kërkuar falje njëri tjetrit dhe tani vazhdojnë si familje e bashkuar".