24 Dhjetor 2024

Beyonce zgjedh modën, pavarësisht shtatzënisë

New York, 23 dhjetor - Edhe pse është vetëm disa javë larg lindjes së fëmijës së saj të parë, Beyonce është e vendosur që të vishet ”shik” deri në momentin e lindjes.

31-vjeçarja, e konsideruar gjerësisht si një prej femrave më tërheqëse në botë, u shfaq në publik me pantallona lëkure, të cilat nuk konsiderohen aspak të rehatshme për një grua që është në pritje të një fëmije.

Beyonce u fotografua ndërsa mori pjesë në një aktivitet promovimi në New York. Partnerja e “Jay Z.” pritet të lindë në muajin shkurt.

Përveç tendencave të modës, këngëtarja vazhdon të jetë edhe në qendër të vëmendjes së revistave rozë, ndërsa figuroi gjatë javës në kopertinën e “Jones”, ku ekspozoi linjat e saj të shtatzanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)