Beyonce tregon barkun e saj
Los Angelos, 8 shtator - Beyonce tregon me krenari barkun e saj që sapo vjen e po rritet, pasi brenda tij po rritet një krijesë e mrekullueshme që pritet të lindë në fillimin e vitit të ardhshëm.
Këngëtarja e famshme po kalon disa ditë pushimesh në Kroaci, bashkë me babanë e fëmijës së saj Jay-Z, pasi qëndroi disa kohë ne Itali.
Beyonce mbante veshur një kostum banjoje tepër të vecantë të bardhë që tregonte barkun, por njëkohësisht ishte shumë i përmbajtur në ekspozimin e pjesëve të tjera të trupit.
Artistja e madhe, po qëndron në jahtin e saj luksoz me bashkëshortin dhe me miqtë e ngushtë, me të cilët kaloi edhe ditëlindjen e saj të 30-të.
Beyonce në jahtin luksoz ftoi një artiste të madhe, miken e saj të ngushtë Gwyneth Paltrow.
Aktorja dhe këngëtarja shtatzënë janë fotografuar në bordin e jahtit ndërsa bisedonin edhe me bashkëshortin dhe babanë e fëmijës së parë të Beyonce Jay Z.
Gwyneth,e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës Apple dhe djalit Moses, me siguri që i ka dhene këshilla të mira mikes së saj për mirërritjen e femijes.
Beyonce njoftoi gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards se pret një fëmijë, ndërsa besohet se ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë.
Këngëtarja u paraqit para fotografëve në tapetin e kuq me një buzëqeshje dhe me frazën: Kam një lajm për ju! Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z që nga prilli i vitit 2008.