Beyonce tregon anën e saj patriotike
New York, 6 korrik - Beyonce tregoi anën e saj më patriotike, ndërsa e frymëzuar nga Dita e Pavarësisë së SHBA-së, në 4 korrik, vendosi të vishej me ngjyrat e flamurit amerikan.
32-vjeçarja tregoi krenarinë për origjinën e saj duke pozuar edhe përpara një Rolls Royce, një dedikim për të gjithë fansat e saj britanikë.
Fotot e veçanta u publikua nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj të rrjetit shoqëror Tumblr.
Këngëtarja postoi edhe një fotografi të saj me të bijën Blu Ivy, në të cilën shfaqte të gjithë dedikimin e saj si nënë, përkrah të bijës.