Beyonce shkëlqen në Super Bowl
New York, 4 shkurt - Në pushim të Super Bowl-it ishte këngëtarja Beyonce ajo që vodhi spektaklin sportiv me një performancë të shkëlqyer që u kulminua kur asaj iu bashkuan në skenë Kelly Rowland dhe Michelle Williams duke rikthyer kështu grupin Destinys Child.
31-vjeçarja Beyonce ishte tejet energjike në impiantin Mercedes-Benz të Nju Orlins, ku u zhvillua finalja e madhe e futbollit amerikan.
Bashkëshortja e Jay-Z këndoi disa nga hitet e saj më të njohura duke entuziasmuar publikun.