Beyoncé shfaqet e lumtur me familjen e saj
Santo Domingo, 11 prill - Këngëtarja 32 vjeçare ka postuar disa foto shumë të bukura nga pushimi i saj i fundit në Republikën Dominikane, ku ajo kishte shkuar me bashkëshortin e saj Jay Z dhe vajzën e tyre të vogël Blue Ivy.
Fotografia e parë shfaqte Beyoncé dhe vajzën e saj veshur me bikini duke pushuar në një livadh të gjelbër dhe mos e ditur se po fotografoheshin.
Fotografia tjetër i shfaqte prapë të dyjat duke ecur në rërën e plazhes dhe duke mos e ditur se po fotografoheshin nga Jay Z.