Beyonce sërish shtatzënë
Los Angeles, 13 maj - Sipas mediave amerikane, Beyonce është sërish shtatzënë. Këngëtarja e famshme, e cila lindi fëmijën e saj të parë në janar të vitit 2012, por pret fëmijën e dytë me Jay-Z.
New York Post këmbëngul se 31-vjeçarja ka nisur që tani të fshehë barkun, ndërsa në blogje janë postuar fotografi të saj gjatë koncerteve të fundit ku duket një bark më i fryrë se zakonisht.
Beyonce ka thënë më pare se do që një ditë vajza e saj Blue Ivy të ketë motra dhe vëllezër: Dua më shumë fëmijë sepse vajza ka nevojë për shoqëri.
Nëse zërat do të jenë të vërteta, këngëtarja do të jetë disa muajshe shtatzënë kur të mbarojë turi i saj botëror në muajin shtator dhe me një bebe në bark vështirë se mund të realizojë lëvizjet energjike gjatë performancave në skenë.