Beyonce rishfaqet me beben e saj
New York, 15 tetor - Ndërsa shumica e grave në muajin e gjashtë të shtatzanisë vishen me veshje të gjera, Beyonce Knowles u shfaq sërisht në publik me një fund në ngushtë, për të ekspozuar sa më shumë barkun e saj të zmadhuar.
Megjithatë, gjatë një takimi profesional në Mahnatan, New York, këngëtarja e famshme u befasua pikërisht nga elementi më i papritur, shiu.
Ndërsa ishte duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit ekonomik amerikan, retë papritur mbuluan diellin dhe nisi një shi i rrëmbyer, i cili detyroi këngëtaren të gjente strehë në çadrën e mbajtur prej truprojes së saj.
30-vjeçarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ngjarje që sipas këngëtares i ka ndryshuar të gjithë mendimet e saj për jetën.