Beyonce rikthehet si përpara lindjes
Los Angelos, 23 mars - Beyonce lindi vajzën e saj Blue Ivy vetëm dy muaj më parë. Megjithatë, një njeri që nuk e di që ajo ka qenë shtatzanë, nuk do ta mësonte dot kurrë këtë thjesht duke e parë.
Siç dëshmuan disa fotografi të marra të enjten, 30-vjeçarja është rikthyer në linjat perfekte të përpara lindjes.
Këngëtarja u fotografua në hyrje të një ndërtese, në të cilën ishte e ftuar për të marrë pjesë në një aktivitet promovues, ndërsa e çuditshme dukej edhe përzgjedhja e saj në veshje, me një veshje të ndezur shumëngjyrëshe.
Ndërkohë, Beyonce konfirmoi se koha e pushimeve për të është drejt përfundimit, pasi do të jetë e pranishme në tre koncerte të ndryshme në Atlantik Siti, për të cilat do të paguhet 2,5 milionë dollarë.
Në të njëjtën kohë, ajo do të nisë të punojë për të mbyllur disa këngë të albumit të saj të ri.