Beyonce paditet me 100 milionë dollarë
New York, 18 maj - Beyonce është paditur nga kompania e video lojërave, "Gate Five", e cila kërkon dëmshpërblim prej njëqind milionë dollarësh për shkak se këngëtarja ka shkelur kontratën.
Kompania "Gate Five" i ka ofruar 20 milionë dollarë për ta quajtur një lojë "Starpower: Beyonce," për çka fillimisht kishte rënë dakord këngëtarja.
Megjithatë, pasi që ka mësuar se shuma e parave nuk do të paguhet siç ishte rënë dakord, këngëtarja ka shkëputur kontratën, të cilën kompania e ka shfrytëzuar si bazë për një padi.
New York Post shkruan se padia do të shkojë në gjykatë dhe se është e mundshme që Beyonce të humbasë një rast të madh për shkak se kontratën e ka ndërprerë pa paralajmërim.