Beyonce, nënë për herë të dytë
Los Angelos, 27 shtator - Vetëm pak muaj më parë, saktësisht në 7 janar të vitit 2012, Beyonce Knoëles u bë nënë për herë të parë me vajzën e vogël të mrekullueshme Blue Ivy, fryt i martesës së saj me reperin Jay Z.
Shtatzania u shoqërua edhe me shumë dyshime, nëse barku ishte i vërtetë apo real. Por Beyonce nuk u shqetësua shumë për këto zëra, dhe në janar solli në jetë trashëgimtaren e saj.
Por kur bëhet fjalë për personazhe VIP thashethemet nuk kanë të sosur. Tani ka zëra që thonë se Beyonce është shtatzënë për herë të dytë.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga nëna e Beyonce, e cila përmes një komunikate u shpreh: \"Do të ndodhë sigurisht në të ardhmen, por në këtë moment vajza ime nuk është shtatzënë. Kam dëshirë të kem nipër dhe mbesa të tjera, por nuk më duket rasti që të shpiken lajme të reja për vajzën time\".
Por në rrjet qarkullojnë foto të cilat tregojnë për një rrumbullakësim të formave të Beyonce, e cila ndërkohë po i përkushtohet tërësisht vajzës së saj.