Beyonce në turne bashkë me bashkëshortin e saj
San Francisko, 8 gusht - Përkundër thashethëmeve për divorc dhe shitjes jo shumë impresionuese të biletave, Beyonce e quan turneun e saj me Jazy Z më të mirin në jetën e saj.
"Faleminderit San Francisko! Qyteti juaj është i bukur," ka shkruar Beyonce në Instagram të enjten. "Ky ishte një vend perfekt për ta kryer turneun më të bukur të jetës sime! Faleminderit adhurues që e keni mbështetur performancën tonë. Zoti ju bekoftë."