Beyonce letër të hapur Michelle Obama-s
Washington, 13 prill - Beyonce i ka shkruar një letër të hapur zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara duke i shprehur admirimin dhe krenarinë që ka për Michelle.
Këngëtarja 30-vjeçare, ka dërguar një letër të shkruar me dorë, të cilën e ka postuar edhe në website-n e saj personal, ku zonjën Obama e konsideron si një shembull të vërtetë të një gruaje afro-amerikane.
\"Jam krenare që vajza ime po rritet në një botë, ku ka njerëz si ju që kujdeseni për të\", shkruan Beyonce në letrën e saj.
Veç cilësive të tjera që e karakterizojnë Michelle, Beyonce radhit edhe faktin qe Zonja e Parë është e përulur, e dashur dhe e sinqertë, pavarësisht presionit dhe stresit të të qenurit në lupën e vëzhgimit.
Beyonce vlerëson zonjën Obama si nënë e kujdesshme, si bashkëshorte e dashur dhe njëkohësisht si një Zonjë e Parë me shumë vlera.
\"Ajo kujdeset për familjen e saj, ndërkohë që nuk harron të shohë edhe miliona njerëz të tjerë në shumë mënyra\", shkruhet në letër. Letra e hapur e Beyonce-s është në vazhdën e mbështetjes që nëna e re dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë për presidentin Obama dhe familjen e tij.