Beyonce lanson parfumin e ri, Pulse
New York, 22 shtator - Këngëtarja me famë botërore, Beyonce ka lansuar parfumin e saj të radhës, të cilin e ka quajtur Pulse.
Ajo tashmë shtatzënë është shprehur se po i ndien aromat edhe më shumë dhe ka zgjedhur që tani të lançojë parfumin e ri. Këngëtarja pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj reperin Jay-Z.
Ajo në këtë mbrëmje ishte e veshur me një fustan shumë të shkurtër me ngjyrë të kaltër dhe dukej për mrekulli.
Po kënaqem shumë. Është akoma më interesante tashti që e kam bërë publik lajmin për shtatzëninë, është shprehur këngëtarja.