Beyonce kërcen e këndon për dashurinë
Los Angelos, 18 tetor - Kënga e re \"Love On Top\" ka ngjitur të gjithë majat e klasifikimeve botërore dhe tani ka ardhur momenti që Beyonce të prezantojë videon zyrtare.
Ylli i popit këtë herë shfaqet e \"tërbuar\" (me stilin klasik të veshjes së zezë) dhe kërcen duke paraqitur të gjithë sensualitetin e saj.
Vdieo-klipi me siguri duhet të jetë xhiruar para se këngëtarja bukuroshe të mbetej shtatzënë.
Është e vetmja femër në skenë e cila është e rrethuar nga pesë balerinë meshkuj.
Këngëtarja për herë të parë e kishte prezantuar këngën gjatë Video Music Awards 2011 dhe me atë rast ka njoftuar dhe për lajmin e shtatzënisë së saj.
Një këngë (e shkruar në bashkëpunim me Terius Nash dhe Shea Taylor) tepër e veçantë, me të cilën Beyonce ndihet tepër e lidhur.