Beyonce humb 30 kg pas shtatzanisë
New York, 28 maj - Beyonce lindi vajzën e saj me emrin Blue Ivy rreth pesë muaj më parë dhe këngëtarja zbuloi se si erdhi sërish në formë duke humbur kilet e tepërta.
Gjatë koncertit të saj të dytë në Atlantic City, këngëtarja e Single Ladies, sipas Us Weekly, i tregoi publikut regjimin e saj: Nuk e imagjinoni dot se sa jam stërvitur. Më duhej të humbja rreth 30 kg dhe kam ngrënë vetëm sallatë jeshile.
Dhe frytet e kësaj sakrifice u panë qartë kur Beyonce u shfaq në skenë me disa kostume që i tregonin fizikun e tonifikuar. Por, tani që është rikthyer në formë ajo shtoi se do i bënte qejfin vetes duke ngrënë shumë çokollatë për një natë të vetme.
Në koncert, përveç bashkëshortit të saj Jay-Z, ndodhej edhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.