24 Dhjetor 2024

Beyonce fiton 71 mijë paund në çdo minutë

New York, 11 nëntor - Këngëtarja amerikane Beyonce fiton 71 mijë paund në çdo minutë duke u bërë këngëtarja që fiton më shumë para. Gjatë performimit të 5 këngëve në një festë vitin e kaluar ajo mori 1.25 milion paund.

Në vend të dytë qëndron Mariah Carey e cila fiton rreth 44 000 paund për çdo minutë. Ajo mori 630 mijë paund për katër këngë të kënduara nga një parti në ishuj e Karaibeve.

Në vend të tretë është Kylie Minogue e cila fiton rreth 33 mijë puand çdo 60 sekonda. Në vitin 2008 ajo mori 2 milion paund për një koncert që zgjati një orë.
Më pas vjen Jenifer Lopez e cila merr 25 mijë paund për minutë u pagua nga mandati rus Andrei Meinichenko për të kënduar për ditëlindjen e gruas së tij në vitin 2007.

Lopez lë pas The Rolling Stones, të cilët u paguan me 2.2 milion paund në vitin 2002 (24 mijë paund për minutë) të cilët kënduan në ditëlindjen e miliarderit amerikan David Bonderman.

Pesë artistët e tjerë më të paguar për një minutë janë: Eminem me 16 666 paund, Usher dhe Christina Aguilera me 10 441, Rihanna me 8 333 dhe Cheryl Cole me 4 167.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)