Beyonce e gatshme të bëhet nënë
Los Angelos, 18 gusht - Beyonce Knowles raportohet se është e gatshme ta fokusojë gjithë energjinë e saj në zgjerimin e familjes.
Këngëtarja, e cila është e martuar me reperin Jay-Z, ka thënë se ajo deri tani ka qenë e fokusuar në karrierë, por tani fokusimi i saj do të kthehet nga familja.
Kur jeni 18 ose 19 vjeçe, ju keni energji për karrierë. Kjo është koha kur ju punoni sa më shumë që mundeni.
Tani jam grua, dhe pasi kam dhënë gjithçka (për karrierën) tani mund të fokusohem në martesën time. Mund të vendos të kem fëmijë. Mund të bëhem nëna që dua të bëhem dhe t`ia kushtoj veten fëmijëve të mi, ka thënë Beyonce.